Meritoni ‘paralajmëron’ Eglën:Çdo dhimbje që ne kemi përjetuar do e ndjesh
Duke marrë disa rreze dielli në pishinë, Egla dhe Meritoni janë ‘përplasur’ me njëri-tjetrin.
Rikujtojmë që të dy ata u skualifikuan prej produksionit, përfshirë këtu edhe Ilnisën, dhe qëndruan për ditë me rradhë në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’.
Ilnisa nuk mundi të rikthehet përsëri në garë por Meritoni dhe Egla po. Siç duket tani që Ilnisa u largua, Meritoni e ka ‘halë në sy’ Eglën.
Siç e përmendëm dhe më sipër, ata janë përplasur me njëri-tjetrin, ku Meritoni i ka bërë një ‘paralajmërim.’
Pjesë nga biseda:
Meritoni: O teta Eglantina
Egla: Po vazhdon prapë me teta ti? Vazhdo…(Qesh)
Meritoni: Po ti po vazhdon me ‘stalker’? Shpifse! Shpif pra shpif, sepse do të mbash përgjegjësi për të gjitha këto!
Edhe për ‘stalker’ e vendosi publiku!
Por shpifjet e tua do vazhdojnë edhe jashtë.
Janë edhe jashtë, do i shijosh, do i përjetosh, do i ndjesh…
Çdo dhimbje që ne kemi përjetuar do e ndjesh!