Wed, Nov 27, 2024

Profilet e aktivistëve dhe gazetarëve të pavarur në Instagram përndiqen nga mijëra ndjekës të rremë

  • PublishedApril 8, 2024

Paraditen e së hënës, faqet zyrtare në të medias online komunitare “”, të lëvizjes politike “”, si edhe të ekspertit të teknologjisë, Gent Progni raportuan një rritje prej dhjetra mijëra ndjekësish, në dukje të rremë.

Gazetarët e Citizens Channel i thanë se të hënën ata janë zgjuar me rreth 45 mijë ndjekës më shumë se një natë më parë.

“Sulmi i organizuar kibernetik ndaj Citizens Channel nuk ndalet. Sot u zgjuam me 45 mijë ndjekës në Instagram, nga 5 mijë që kishim. Ishin të gjithë të huaj, dhe dukeshin që ishin të rremë”, i tha BIRN një prej gazetareve të Citizens Channel.

Ndjekësit e rremë kanë një ndikim negativ në shikueshmërinë dhe besueshmërine e një profili në Instagram. Një rast i ngjashëm është regjistruar në vitin 2022, kur grupe për të drejtat e grave Iraniane u shenjëstruan na një numër i ngjashëm profilesh të rreme në Instagram.

Pak ditë më parë, e Citizens Channel u përball me një fushatë të koordinuar raportimesh të rreme në , ku si pasojë u fshinë me dhjetëra raportime nga platforma e tyre.

Po ashtu, edhe një prej aktivistëve të Lëvizjes Bashkë konfirmoi për BIRN të njëjtin fenomen të shtimit të ndjekësve të rremë në Instagram mëngjesin e së hënës.

“Nga ora 05:00 e mëngjesit kemi parë se ishin shtuar 50 mijë-51 mijë ndjekës”, tha njëri prej aktivistëve të Lëvizjës Bashkë.

Si pasojë, aktivistët e kësaj lëvizje janë detyruar që ta kthejnë profilin e tyre në privat, për të parandaluar “sulme” të tilla.

Edhe Gent Progni, ekpert i IT-së në , raportoi të dielën në profilet e tij zyrtare në një aktivitet të tillë, ku ndjekësit e tij në Instagram janë shtuar me 37 mijë brenda pak orësh.

Progni shkruan se ai e ka raportuar rastin tek kompania META, përgjegjëse për platformat e rrjeteve social Facebook dhe Instagram, dhe do e ndjekë në vazhdim.

“Do më duhet të bëj një bisedë 10 minutshe me META për të rikthyer profilin tek 1.5 mijë ndjekësit e vërtetë”, shkruan ai.

Gjithashtu edhe Lëvizja Bashkë e ka raportuar këtë episod tek kompania META.

“Kemi bërë një aplikim tek META dhe presim përgjigje, nëse na kanë ndikuar tek aktiviteti i faqes”, i tha BIRN aktivisti i Lëvisjes Bashkë.

Lidhur me autorësinë e këtyre “sulmeve” me mijëra ndjekës të rremë, subjektet e prekura shprehen se sipas tyre prapa këtyre aktiviteteve fshihen eksponent politikë.

“Qenkan mërzit me mua dhe po më shtojnë ‘fake followers’ në Instagram”, shkruan Gent Progni në reagimin e tij.

Nga ana tjetër, edhe Lëvizja Bashkë ka reaguar në lidhje me autorët e dyshuar të fushatës së ndjekësve të rremë.

“Besoj këto sulme vijnë prej fushatës që kemi nisur, lidhur me kullat, cilësinë e ajrit në Tiranë, dhe ët”, tha për BIRN aktivisti i Lëvizjes Bashkë.

“Rrjetet sociale modeste që kemi tentojnë të na i mbyllin herë pas here, por përsëri ne do të jemi në rrugë për të folur me njerëzit”, përfunduan aktivistët.