‘Shkova në spital prej depresionit’/ Dijonis Biba rrëfen makthin e tij
Dijonis Biba është një prej konkurrentëve simpatikë të formatit më të ri, ‘Ferma VIP’, dhe një figurë e dashur për publikun.
Ditën e sotme, teksa qëndronte në dhomën e gjumit me Marianën, Dijonisi ka rrëfyer një histori personale të tijën teksa ka folur për një ‘gabim’ që ka bërë në jetë dhe pasojat që ajo gjë i ka shkaktuar.
I pyetur nëse ka luajtur ndonjëherë bixhoz, Dijonisi u shpreh: Në Angli e pata nisur edhe lash nja 200-300 mijë euro, seriozisht po flas. Më iku truri, u bëra shumë keq, ahkova në spital prej depresionit, sepse të gjitha lekët që kisha bërë i lash në bixhoz.’ i ka thënë Marianës ku kjo e fundit ka mbetur ‘e shokuar’.