Fri, Nov 29, 2024

“Vendos sovrani”: PS vë në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën

  • PublishedApril 8, 2024

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk arriti të merrte një vendim të hënën për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i kërkon Kuvendit që të dërgojë për shqyrtim pranë kësaj gjykate papajtueshmërinë e mandatit të deputetes .

Kjo gjykatë e cilësoi antikushtetues vendimin e mëparshëm të Kuvendit, që rrëzonte një mocion të opozitës për mandatin e Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni , fitoi statusin ‘investitor strategjit’ dhe iu dha e drejta e përdorimit të bregdetit për 30 vite me vendim qeverie.

“Çështja do të çohet për votim në seancë plenare të enjten,” tha kryetarja e Kuvendit, në fund të mbledhjes së këshillit, por pa qartësuar nëse do të votohej dërgimi i çështjes për interpretim në Kushtetuese, siç e kërkon vendimi i kësaj gjykate, apo do të votohej rrëzimi për herë të dytë i mocionit të 1/10 së deputetëve të opozitës.

Sipas Nikollës, seancës do t’i propozohej një ‘raport’ që Këshilli i Mandateve do të hartonte deri të mërkurën.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes disa anëtarë socialistë lanë të kuptohej se shumica mund të vendoste në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Kryetari i grupit parlamentar socialist, , vuri në pikëpyetje vendimin e kësaj gjykate duke e cilësuar atë si “konflikt të hapur të arsyetimit kushtetues”.

“Në të gjithë vendimmarrjen e tij, Kuvendi është sovran, por disa gjyqtarë kanë arsyetuar se 1/10 ka të drejtën ta çojnë një çështje në Gjjykatë Kushtetuese dhe qenka i detyruar çdo deputet i Kuvendit, që është sovran, të votojë sipas 1/10,” tha ai, duke iu referuar mendimit të pakicës dhe shumicës së anëtarëve në vendim.

“Kemi dhe disa gjyqtarë që thonë se nuk është detyruese kërkesa e 1/10 për të çuar çështjen në gjykatë,” shtoi më tej ai, duke pretenduar se e vetmja pasojë e vendimit të gjykatës është krijimi i një “vakuumi ligjor”.

Por arsyetimi i Çuçit u kundërshtua nga anëtarët e opozitës, sipas të cilëve, sjellja e mazhorancës po krijonte “një grusht shteti” me refuzimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“U duhen edhe 48 orë për të kuptuar nëse e ka lëshuar apo jo Rama Olta Xhaçkën,” tha kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, .

Ai akuzoi mazhorancën se po vijonte mbrojtjen politike ndaj koleges së tyre deputete.

“Raporti ynë është gjetur kushtetues, i përcillet seancës, miratohet nga të gjitha palët dhe çështja dërgohet për shqyrtim në themel në Kushtetuese,” argumentoi me tej ai, duke iu referuar vendimin të GJK-së dhe praktikës së mëparshme parlamentare.

Ndërsa deputeti Ervin Salianji tha se nëse mazhoranca në pushtet refuzon zbatimin e vendimeve të Gykatës Kushtetuese, ky do të ishte “një grusht shteti”.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën.

Por, zbatimi i këtij vendimi po zvarritet nga mazhoranca me justifikime të ndryshme.

Edhe vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese apeloi që vendimet e kësaj gjykate janë përfundimtare dhe të zbatueshme. “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor,” tha Zaçaj disa javë më parë e pyetur për moszbatimin nga ana e Kuvendit të vendimit për çështjen “Xhaçka”.

Kushtetuta parashikon që asnjë deputet nuk mund të përfitojë të mira publike dhe se ai humbet mandatin në momentin që del në këtë përfundim.