Mon, Nov 25, 2024

Kalendari, Vllaznia e avantazhuar më shumë se Partizani

  • PublishedApril 9, 2024

Partizani e ka vënë tashmë veten në kushtet kur duhet të hedhë një sy edhe tek ndeshjet e kundërshtarëve për të bërë llogaritë për vendin e dytë, që të jep avantazhin e barazimit në “Final 4”. Kundërshtari më i afërt mbetet Vllaznia, që në dy ndeshjet e radhës ka një kalendar më të lehtë në letër se Partizani.

Të kuqtë sfidojnë fillimisht Egnatian dhe më pas Dinamon, dy rivalë direkt, ndërsa Vllaznia sfidon Teutën dhe Laçin, që luftojnë për mbijetesën. Në javën pasardhëse situatat balancohen, pasi Partizani luan derbin me Tiranën, ndërsa Vllaznia sfidon Egnatian kryesuese.

Gjithsesi, këto dy ndeshje të radhës janë vendimtare Partizanin, para se të vështirësohen gjërat edhe për shkodranët.

AlbaniaWeb.net