Lady Gaga drejt altarit? Unaza me diamantin “gjigand” bën xhiron e rrjetit
Lady Gaga ka ndezur thashethemet se po shkon drejt altarit pas disa vitesh lidhje me biznesmenin Michael Polansky. Në daljen e fundit, Gaga u shfaq e veshur kokë e këmbë me të zeza por ajo që ra në sy ishte unaza me gurin e madh prej diamanti që mbante në gishtin e martesës.
Lady Gaga sparks ENGAGEMENT rumors as she wears a large diamond ring on THAT finger during outing in Los Angeles https://t.co/KzvkZXmrak
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) April 9, 2024
Ylli 38-vjeçar i popit është në lidhje me CEO të Parker Group, Michael Polansky që nga viti 2019. Në mars 2023, RadarOnline raportoi se Gaga dhe Polanski, i cili drejton bamirësitë dhe bizneset e ndryshme të bashkëthemeluesit të Facebook, Sean Parker, ishin ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve për martesën dhe fëmijët.
“Ata u ndanë disa muaj më parë. Ishte miqësore. Ata janë ende miq ”, tha një burim për Radar Online në atë kohë.
Megjithatë, çifti hodhi poshtë thashethemet në tetor 2023, kur u panë duke ndjekur dy koncerte së bashku në Las Vegas.