NOTAT/ “Çmenduri” në “Bernabeu”, Real-City 6 gola, shkëlqejnë brazilianët, zhgënjen Haaland
6 gola të shënuar, shumë raste për shënim, një futboll spektakolar. Real Madrid-Man.City dhuron një sfidë fantastike në aktin e tyre të parë, por barazimi 3-3 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Dy ekipet respektojnë traditën e krijuar, ku në 5 përballjet e fundit ndërmjet tyre kanë shënuar 23 gola me një mesatare të pabesueshme prej 4,6 golash për ndeshje.
Në “Bernabeu”, në një atmosferë elektrizuese, ndeshja nisi me gol që në minutën e 2-të, ku Bernardo Silva me një ekzekutim inteligjent nga goditja e dënimit kaloi “qytetarët” në avantazh. Festa nuk zgjati shumë pasi Reali reagoi fuqishëm duke përmbysur shifrat në pak minuta. Camavinga lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zonë, që gjeti devijimin e Dias duke përfunduar në rrjetë. Ekipi i Ancelottit nuk u mjaftua me kaq, por dy minuta më pas, me një kundërsulm perfekt, përmbysën rezultatin në 2-1, me Rodrygo që finalizoi me plot klas.
Emocionet nuk përfunduan këtu, pasi pjesa e dytë ishte sërish “zjarr”, por stafetën e morën të besuarit e Guardiola-s. Në minutën e 66-të, Foden me një goditje të magjishme dërgoi topin në trekëndësh duke barazuar shifrat në 2-2. City nuk hoqi dorë nga faza ofensive dhe në minutën e 71-të, Gvardiol sërish me një goditje të bukur nga jashtë zonë, realizoi golin e tij të parë për Man.City, dhe çfarë goli, duke rikthyer edhe një herë anglezët në avantazh. Asgjë nuk përfundoi këtu, pasi në minutën e 79-të, Valverde me një goditje fluturimthi dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 3-3.
Rezultati mbeti i pandryshuar duke bërë që fati i këtij takimi të vendoset në ndeshjen e kthimit. Sipas SofaScore, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Rodrygo, i ndjekur nga Vinicius Jr dhe Valverde, ndërsa në radhët e Man.City notën më të larë e mori Gvardiol. Zhgënjen edhe një herë Haaland. Për UEFA-n, lojtari i ndeshjes ishte Foden.
()