Bianca Censori nuk i “ndahet” Kim, vesh të njëjtin fustan me të
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, ka kopjuar sërish ish-in e tij Kim Kardashian, teksa ajo ka dalë me një fustan të bardhë të veshur pak kohë më parë më parë nga ylli i Kardashianve.
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, përdori ish-in e tij Kim Kardashian si frymëzim të stilit të saj edhe një herë teksa doli me një fustan të bardhë.
Bianca iu bashkua reperit teksa morën pjesë në festën e ditëlindjes së Ty Dolla $ign në West Hollywood të mërkurën në mbrëmje.
Arkitektja shfaqi format e saj trupore me një mini fustan të bardhë tipik të zhveshur.
Bianca, dukej edhe një herë jashtëzakonisht e ngjashme me themeluesen e SKIMS.
Kim është shfaqur me një pamje pothuajse identike në festën e ditëlindjes së saj të 34-të 10 vjet më parë.
Por kjo nuk është hera e parë që Bianca ‘kopjon’👇🏻