Thu, Nov 28, 2024

FOTO/ Në Kuvend kërkohet dërgimi i mandatit të saj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ja me kë shfaqet duke diskutuar Olta Xhaçka

  • PublishedApril 11, 2024

Në seancën plenare që po mbahet ditën e sotme, pritet të vendoset nëse mandati i deputetes Olta Xhaçka do t’i shkojë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese që do të vendosë nëse jemi në kushtet e papajtueshmërisë kushtetuese pasi bashkëshorti i ligjvënëses u shpall investitor strategjik.

Por ndërkohë që në Kuvend diskutohet për këtë pjesë, Xhaçka, shihet në seancë teksa diskuton me kolegun e saj të PS, Arben Pëllumbin.

Siç e njoftoi edhe kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi, do të votohet projektvendimi nëse mandati i Xhaçkës do të shkojë për shqyrtim në Kushtetuese.