Nuk ka dyshime, zgjidhet trajneri i muajit mars në Serie A
Çmim special për trajnerin e Bolognas, Thiago Motta. Para ndeshjes së së shtunës mbrëma në Dall’Ara kundër Monzas, Motta do të vlerësohet me titullin “trajneri i muajit mars”. Njoftimi ka ardhur nga veta Lega Serie A, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Lega Serie A njofton se në bazë të rezultateve të marra nga java 27 deri në të 30-tën, Thiago Motta është vlerësuar me titullin e trajnerit të muajit mars. Trofeu do të jepet para ndeshjes të së shtunës”– shkruan Serie A. Bologna po zhvillon një sezon mjaft pozitiv, teksa është në garë për një vend në Europë.
(J.S/)