Mon, Nov 25, 2024

Socialistët bllokojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të Olta Xhaçkës

  • PublishedApril 11, 2024

Në një votim të paprecedentë të enjten në mbrëmje, shumica parlamentare vendosi të bllokojë me forcën e kartonit zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i kërkonte Kuvendit të dërgonte për interpretim në këtë gjykatë shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes socialiste, .

Shumica parlamentare votoi me 72 vota kundër dërgimit në Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve, të cilët pretendonin se Xhaçka kishte shkelur Kushtetutën pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Që nga nisja e procesit për shqyrtimin e kësaj çështje, mazhoranca doli në mbrojtje të Xhaçkës, duke zvarritur procesin dhe duke rrëzuar kërkesën e opozitës në Kuvend në nëntor 2022. Pasi opozita u ankua në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit vendosi të shfuqizojë vendimin e Kuvendit si antikushtetues dhe i kërkoi që të vendoste për dërgimin pranë kësaj gjykate të mocionit te 1/10 së deputetëve.

Më shumë se 1 vit pas këtij vendimi, mazhoranca votoi sërish kundër.

Pas votimit, opozita e quajti sjelljen e mazhorancës një “puç institucional” dhe mbrojtje politike për deputeten Olta Xhaçka. Në të kundërt, e zhvlerësoi këtë çështje si “debat procedurial” dhe “vendim sovran” të deputetëve.

në vendimin nr.1/2023 vlerëson se në çdo rast kur paraqitet një mocion nga 1/10 e deputetëve apo Kryetari i Kuvendit, Kuvendi është i detyruar t’ia dërgojë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste i bënë një interpretim të tyrin vendimit të Kushtetueses, duke pretenduar se ky vendim nuk mund ta detyrojë deputetin si të votojë.

“Kuvendi është autoritet parësor për interpretimin e Kushtetutës për funksionet e veta,” tha Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila po ashtu pretendoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese ishin kontradiktore.

Ndërsa kryetari i grupit paramentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se me këtë vendim po “minonte demokracinë”.

“Nëse rrëzoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ju po zhbëni një parim që askush nuk ka guxuar ta vërë në pikëpyetje në këto 33 vite dhe ky është një puç institucional,” tha Bardhi gjatë seancës plenare.

Në praktikën e mëparshme parlamentare, Kuvendi ka dërguar për interpretim në gjykatë mandatet e deputetëve kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës që ndalon deputetët të përfitojnë nga të mirat publike.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, ka apeluar disa herë kur është pyetur për rastin “Xhaçka” që vendimet e kësaj gjykate janë përfundimtare dhe të zbatueshme. “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor,” tha Zaçaj disa javë më parë e pyetur për moszbatimin nga ana e Kuvendit të vendimit për çështjen “Xhaçka”.