DETAJE nga vrasja në Kosovë/ Arrestohet autori, dyshohet se është ish-bashkëshorti, i plagosur mbeti vëllai 15-vjeçar
Një grua ka mbetur e vdekur pasi u qëllua me armë zjarri këtë të premte në Kosovë
Gazetarja Leonita Bajrami bën me dije se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj është vrarë një grua dhe një burrë është plagosur. Dyshimet e para janë se ish-bashkëshorti ka vrarë ish-gruan.
I plagosur ka mbetur vëllai 15-vjeçar i viktimës.
“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri . Për pasoj nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull , i cili është dërguar në Qendren Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.
Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.
Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
AlbaniaWeb.net