Mon, Nov 25, 2024

“Jemi impresionuar nga reformat nën drejtimin tuaj”, Macron në konferencë me Ramën: Shqipëria ka avancuar në rrugën drejt integrimit në BE

  • PublishedApril 12, 2024

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka përgëzuar Shqipërinë për ecurinë drejt integrimit në BE gjatë konferencës për shtyp që mbajti me kryeministrin Edi Rama.

“Ju e dini se mund të keni besim te vendosmëria ime. Dua të përsëris angazhimin e Francës në favor të anëtarësimittë vendit në BE dhe të lëvizjes që ne kemi për Ballkanin Perëndimor. Këtu bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Evropës, për ta bërë më të fortë.
Që prej mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqiëprisë, Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj drejt integrimit. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitetet për të avancuar. Përshëndes zërin e Shqipërisë në rajon dhe skenën ndërkombëtare. Së fundmi pritët në Tiranë një samit rajonal ku pritët edhe Zelenskyt për të forcuar unitetin me Ukrainën”-
tha Macron ndër të tjera.


AlbaniaWeb.net