Tue, Nov 26, 2024

“Presim që Kuvendi t’u japë zgjidhje”, kreu i SPAK liston problematikat e institucionit, Dumani: Shqetësuese dosjet e mbartura dhe…

  • PublishedApril 12, 2024

Kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh se një shqetësim për këtë strukturë të posaçme është numri i lartë i dosjeve të martuara.

Gjatë raportimit të tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ai listoi dhe një sërë problematikash dhe shqetësimesh që tashmë i kanë adresuar në Kuvend.

“Shqetësuese për SPAK ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura. Pritet që projekti i asistencës të caktojë një ekspert që të ndihmuar në çështjet e mbartura.

Kemi adresuar edhe disa problematika, një prej tyre mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje.

Mungesa e këshilltarëve ligjor është një tjetër problem. Adresimi i ngarkesës së shtuar, po ashtu është një problem.

Po shohim dhe shtimin e hetuesve të BKH, shtimi i numrit të hetuesve bëhet i domosdoshëm si dhe nga zgjerimi i bashkëpunimit me autoritete të huaja”, u shpreh Dumani.

 


AlbaniaWeb.net