Pse Trishtimi Është Emocioni më Jetëgjatë – Si ta Menaxhoni
Të gjithë e kemi përjetuar këtë emocion në një moment të jetës tonë.
Dikush pas një ndarjeje të vështirë, e një tjetër pas humbjes së një personi të dashur.
Por kur të duhet të dalësh nga gracka e dëshpërimit, kjo duket se është diçka e pakapërcyeshme.
Pse trishtimi zgjat më shumë se ndjenjat e të qenit i turpëruar, i befasuar, i irrituar apo i mërzitur? AgroWeb.org në bazë të të dhënave të mbledhura iu njeh me përgjigjen më poshtë.
Pse trishtimi është emocioni më jetëgjatë?
Studiudimi i udhëhequr nga Philippe Verduyn dhe Saskia Lavrijsen nga Universiteti i Leuven në Belgjikë, thonë se ndryshimet në kohëzgjatjen e emocioneve janë vlerësuar vetëm për një numër të vogël emocionesh dhe çdo ndryshim i vërejtur nuk është shpjeguar qartë.
Për këtë arsye, ekipi donte ta shqyrtonte këtë temë me më shumë detaje në mënyrë që të merrte parasysh dallimet në kohëzgjatjen e emocioneve të caktuara.
Nga 27 emocione gjithsej, studiuesit zbuluan se trishtimi ishte emocioni më jetëgjatë.
Ndërsa disa emocionet si turpi, habia, frika, neveria, mërzia dhe acarimi, ishin emocionet më të jetëshkurtra.
Studiuesit u befasuan kur zbuluan se mërzia ishte një nga emocionet më të shkurtra, sepse zakonisht koha duket se kalon ngadalë kur jemi të mërzitur.
Megjithatë, ata thonë se rezultatet e tyre tregojnë se një episod mërzie nuk zgjat shumë.
Gjetjet tregojnë se emocionet nuk zgjasin aq gjatë kur lindin nga ngjarje që nuk kanë rëndësi të madhe për individin.
Ndërsa emocionet të cilat zgjasin më tepër në kohë, vijnë nga ngjarje me rëndësi të madhe si për shëmbull humbja e jetës ose lëndimi.
Studiuesit shprehen se kohëzgjatja kësaj ndjenje përforcohet me kalimin e kohës, duke bërë që emocioni të forcohet.
Sipas tyre është pikërisht thellimi i tepërt në mendime, për ngjarjet dhe pasojat në mënyrë të përsëritur, që bën që emocioni të zgjasë edhe më./AgroWeb.org