Mon, Nov 25, 2024

Vrasja e 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti, drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj tregon si ndodhi ngjarja: Filloi me ofendime…

  • PublishedApril 12, 2024

21-vjeçarja që u vra pak më parë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj.

Drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha, ka sqaruar se gjithçka ndodhi pasi ish-bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima.

Ish-bashkëshorti e ka vrarë. Kontaktin e kanë pas me marrëveshje. Nëna e ka fëmijën edhe e ka pru fëmijën në ora 13:00 në qendër që me realizu kontaktin me babën e tij.  Djalin e ka marrë babai e ka dërgu në familje të vet, në shtëpi dhe pastaj e ka rikthyer në qendër”, ka deklaruar ajo për mediat.

Sipas saj, vrasja ndodhi pasi disa mosmarrëveshjeve ndërmjet ish- çiftit bashkëshortor.

Ka bisedu me menaxherën e rastit të tyre. I ka tregu që është duke pas probleme me ish – bashkëshorten, po i kthehet ajo prapë, e diskutime të çiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shku prapë në shtëpi, sepse në ora 15:00 ka pas me rikthy djalin në Qendër për Punë Sociale që me e mbajt nëna, me marrë ajo. Kur ka dalë ai poshtë, e ka taku ish-bashkëshorten e tij, realisht partneren, sepse nuk kanë kurorë dhe të dy bashkë, kanë ardh në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë fillu me bërtit, me e fye ish-bashkëshortja dhe ai e ka nxjerrë alltinë dhe e ka gjujt. I plagosuri është vëllai i gruas”, ka thënë Rexhepi-Braha.

Mjeku kujdestar në Emergjencën Primare të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, tha se viktima ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa i plagosuri është në gjendje stabël.


AlbaniaWeb.net