Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat! 62-vjeçari me motomjet elektrik përplaset nga automjeti
Një aksident i rëndë në rrugën nacionale Lushnje Berat në afërsi të Fier-Sheganit.
62-vjeçari Etem Bushi që udhëtonte me një motomjet elektrik duke dalë nga rruga dytësore është përplasur me një mjet tip Toyota që udhëtonte në drejtim të Lushnjes.
Si rezultat i përplasjes motomjeti është ndarë në dysh dhe drejtuesi ka marrë plagë të rënda. 62-vjeçari ndodhet në spitalin e Lushnjes me plagë të rënda.
Uniformat blu kanë ndaluar drejtuesen e mjetit dhe po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe po disiplinojnë trafikun.
AlbaniaWeb.net