Nga Roma tek Inter, fati i Piolit vendoset në 5 ditë, Milan i tregon “vijën e kuqe”
Pas 7 fitoreve radhazi, mjaftoi një rezultat negativ për të trazuar edhe një herë ambientin në shtëpinë e “djallit”. Humbja kundër Romës në Europa League, ka bërë që te Milan të rikthehet edhe një herë diskutimi mbi të ardhmen e Stefano Piolit. Sipas La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e Piolit pritet të vendoset brenda pesë ditësh, 5 ditë ku Milan luan të gjithë sezonin.
Nga derbi evropian te derbi italian, nga Roma tek Inter, për të vendosur përfundimisht linjën që do të ndjek stafi drejtues. Milan duhet me çdo kusht të kalojë Romës, i duhet të përmbys humbjen 1-0 në sfidën e parë për të siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale të Europa League, mundësia e vetme për të mbyllur sezonin me trofe.
Më pas derbi kundër Inter në Serie A, ku kuqezinjtë duhet të bëjnë gjithçka për të shtyrë festën e zikaltërve. Nëse rivalët e përjetshëm do të festonin titullin në derbi do të ishte një goditje e fortë që vështirë se do të harrohej nga ambientin kuqezi.
()