Thu, Nov 28, 2024

Misteri për vrasjen në Durrës/ Vëllai i Pëllumb Metës ngre dyshime për motivin: Drejtësia ende nuk ka folur

  • PublishedApril 14, 2024

Kjo fotografi është i vetmi ngushëllim për Ramazan Metën. Më 23 shkurt të këtij viti ai zbuloi se vëllanë Pëllumb Metën që e pandehte të zhdukur e kishin vrare dhe e kishin groposur në kasollen e bagëtive.

Krimin e kishin kryer 3 fëmijët e Pëllumbit, Hygerta që ka marre përsipër krimin, Hyseni dhe Amarildo.

Për Ramazanin po aq sa vrasja e rëndë është dhe pesha e të panjohurës: pse fëmijët e të vëllait vranë babanë e tyre dhe tentuan mos i lejonin të kishte as varr.

Pavarësisht se për ngjarjen janë 3 fëmijët e arrestuar si autorë dhe bashkëshortja e të vëllait nën hetim në gjendje të lirë, për Ramazanin drejtësia ende nuk është vënë në vend.

Pas ngjarjes shtëpisë së krimit i është vënë dryni. Ramazani nuk ka pasur asnjë kontakt me autorët e kësaj vrasje makabre për të cilët ka një mesazh.

Pëllumb Meta u ekzekutua në banesën e tij më Shën Vlash nga 3 fëmijët të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi e vranë me armë zjarri e mbështollën me qese dhe e varrosën në kasollen e bagëtive.

Për të humbur gjurmët ata denoncuan në polici se i ati kishte humbur. Hetimet për zhdukjen nxorën në dritë të vërtetën tronditëse dhe rreth 10 ditë më vonë policia zbërtheu skemën ku u gjet trupi i pajetë, arma e krimit dhe makina e viktimës.

 


AlbaniaWeb.net