6 Shifrat që Tregojnë Shëndetin e Zemrës Suaj – Si të Kuptoni Analizat
Problemet më të mëdha shëndetësore vijnë nga sëmundjet e enëve të gjakut të zemrës dhe trurit.
Vetëm gjatë 2016 të dhënat tregojnë se infarktet dhe hemoragjitë cerebrale u morën jetën 15.2 milionë njerëzve në botë.
Në 2017, në vendin tonë 11.926 vetë humbën jetën për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë.
Ekspertët e mirëfilltë të shëndetit publik tregojnë se shëndeti i zemrës së një personi dallohet qartë në 6 shifra të rëndësishme, të cilat do t’i gjeni në këtë artikull të AgroWeb.org.
Kolesteroli i Keq
Vlera e saktë e nivelit të kolesterolit të keq në organizëm duhet të jetë më e vogël se 100 miligramë.
Këto vlera konsiderohen të dëmshme nëse arrijnë në 129 miligramë, por nëse niveli i kolesterolit varion nga 130 deri në 159 miligramë, atëherë ai është i lartë.
Kolesteroli është tepër i lartë nëse vlerat e tij në gjak tregojnë nga 160 deri në 180 miligramë.
Nëse këto vlera janë mbi 190 atëherë, kolesteroli në gjak është ekstremisht i lartë.
Kolesteroli i keq në analiza tregohet me emërtimin LDL, ndërsa kolesteroli i mirë me HDL.
Indeksi i Masës Trupore
Ekspertët shpjegojnë se indeksi i shëndetshëm i masës trupore duhet të luhatet mes 18.5 dhe 24.9.
Nëse indeksi i masës trupore luhatet mes 25.29.9 atëherë ju jeni mbipeshë.
Nëse ky indeks është mbi 30, atëherë ju jeni mbipeshë. Indeksi i masës trupore në analiza tregohet me emërtimin BMI.
Perimetri i Belit
Perimetri i belit duhet të jetë më i vogël se 95 cm tek burrat dhe djemtë dhe më i vogël se 80 cm për gratë dhe vajzat.
Nëse perimetri i belit tek meshkujt është mbi 100, atëherë ata rrezikohen nga sëmundjet.
Për femrat ky kufi është mbi 85 cm.
Trigliceridet
Çdo njeri duhet të synojë që të mbajë nivelin e triglicerideve (yndyrnat) nën 150 mg/dl.
Vlerat konsiderohen shqetësuese nëse janë nga 150 deri në 199 mg/del.
Por nëse ato arrijnë nga 200 deri në 500 mg/dl, atëherë ato klasifikohen si të rrezikshme.
Tensioni i Gjakut
Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg.
Tensioni matet me dy shifra.
Shifra e parë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.
Shifra e dytë tregon tensionin sistolik të gjakut ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.
Nëse matësi tregon vlerat midis 120-90 për shifrën e parë dhe 60-90 për shifrën e dytë atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.
Nivelet e Glukozës Esëll
Vlerat e shëndetshme të glukozës (sheqernave) esëll janë nën 100 mg/dl.
Nëse këto vlera luhaten nga 100-125 mg/dl atëherë personi është fazën para diabetit.
Nëse këto vlera janë mbi 126 mg/dl, atëherë njeriu vuan nga diabeti./AgroWeb.org