Kërkuan pushim 5 minuta, socialistët nuk kthehen më në Komisionin e TIMS, Salianji: Të frikësuar nga kërkesat për informacion, por do kthehen me një këmbë
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar të TIMS, pasi kërkuan 5 minuta pushim, por nuk u rikthyen më.
“Të frikësuar nga kërkesat për informacion, ikën si djalli temjanit nga frika se institucionet do japin llogari, ata do japin llogari një më një.
PS nëse do të bllokojë punën, e dija dhe e dinim që në fillim që këtë do bëjnë, do kthehen me një këmbë, që hyjnë me këmbët e tyre dhe dalin me mend e të tjerëve pas telefonatave, është qartësisht e dukshme se kush ka gjëra për të fshehura. Sot ishte në rend dite miratimi për kërkesat për informacion për institucionet, miratuar nga ekspertët”, tha Salianji para se të mbyllte mbledhjen.
AlbaniaWeb.net