Mbi 100 grabitje banesash me përfitime deri në 2 milionë euro, goditet banda shqiptare që bënte ‘kërdinë’ në Spanjë e Portugali
Policia spanjolle ka goditur një grup kriminal shqiptar përgjegjës për disa grabitje të kryera në veri të Portugalisë si dhe në qytetin Valencia të Spanjës.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se banda e shqiptarëve ka krtyer më shumë se 100 vjedhje ku kanë arritur të grabisin para dhe bizhuteri deri në shumën e 2 milionë eurove.
Në fillim të operacionit të parë të zhvilluar në shkurt të vitit 2022, u arrestuan 2 persona në Vila Nova da Cerveira në Portugali, ndërsa një person i tretë arriti të arratisej.
Banda synonte vetëm grabitjen e shtëpive luksoze dhe ato çfarë i grabisin, i fshihnin në zonat pyjore.
Operacioni vijon, ndërsa në kërkim janë dy persona të tjerë të cilët vepronin si bashkëpunëtor të bandës nga zona e Valencias në Spanjë, duke strehuar anëtar të bandës së grabitësve.
Hetimet për bandën përfunduan në 10 prill kur u zhvillua faza e dytë dhe e fundit e operacionit në Valencia ku si pasojë u arrestuan 2 gra të cilat po ashtu dyshohen si bashkëpunëtore të mundshme.
Në shtëpinë në jug të Pontevedras, agjentët sekuestruan bizhuteri, aksesorë të markave luksoze, para të gatshme dhe pajisje teknologjike si telefona celularë, telekomandë ose bllokues frekuencash, si dhe mjete dhe dy automjete të nivelit të lartë që përdoreshin për grabitje.
AlbaniaWeb.net