Mon, Nov 25, 2024

Meri Shehu ‘plas bombën’: Juli ka flirtuar me mua!

  • PublishedApril 15, 2024

Ish-banorja e ‘BBV3’ dhe astrologia Meri Shehu ka qenë e ftuar në “Trotuar” tek E Diell, teksa ka folur lidhur me ekperiencën e saj në formatin më të ndjekur në Shqipëri,’BBV3’ dhe jo vetëm.

Ajo gjithashtu është rrëfyer lidhur me ngacmimet që ka marrë në atë shtëpi dhe pa ‘ju dridhur syri’ Meri ka thënë emrin e Julit.

Pjesë nga intervista:

Ed Manushi: Më pyet një komshija ime që të ka idhull. Ajo vdes për ty, më thotë “aman pyete një herë Merin kur të vijë në Top Channel, kush ka flirtuar me të brenda shtëpisë së Big Brother”. E do me emër, mbiemër nga ty para kamerës që të mos më shqetësojë më.

Meri Shehu: Unë e them, por ju nuk e patë kush flirtoi me mua?

Ed Manushi: Nuk është e sigurt!

Meri Shehu: I pari ka qenë Juli një herë. Donte të fitonte lojën si duket. Madje i thashë asaj që komunikonim në veçanti tek dhoma e rrëfimit, po fitova unë betejën me këtë mënyrë të flirtuar të këtij, unë fitoj menjëherë Big Brother. Unë sa fitova betejën më nxorën nga Big Brotheri. Pata tundime, është e vërtetë. Mua Juli nuk më ka pëlqyer asnjëherë jashtë, por më tundoi.

Ed Manushi: Po çfarë sinjalesh kishte nga Juli, se është risi kjo për ne?

Meri Shehu: Shikonte në një mënyrë… Juli bënte tamam kavalierin. Juli mund të flirtojë me çdo femër me atë që kam parë dhe unë nuk besoja se Juli ishte mashkull që mund të arrinte të të tundonte, para se të futej. Ndoshta mbyllja bën të vetën, por është i fitueshëm. Që nuk ngelesh në tundimin e tij, po të duash e lufton dhe është i fitueshëm, pra e kapërcen tundimin e Julit.