Një bluzë dhuratë për 455 ndeshjet me Interin, Handanovic i emocionuar: “San Siro” stadiumi më i mirë
Interi i dhuroi një fanellë speciale Samir Handanovicit si dhuratë për 455 paraqitjet e portierit me zikaltërit. Handa luajti si titullar në shumicën e ndeshjeve, teksa numëron një titull në Serie A, dy trofe të Kupës së Italisë dhe dy tituj të Superkupës së Italisë.
“Për mua është një ditë e veçantë, i jam mirënjohës klubit dhe tifozëve për gjithë këto vite të kaluara së bashku edhe pse duhet thënë që nuk kanë qenë gjithmonë të lehta. “San Siro” është emocionues për të gjithë ata që luajnë futboll. Për mua mbetet gjithmonë stadiumi më i mirë me tifozët më të mirë. Të luaja këtu për mua ishte një ëndërr që u bë realitet”, – U shpreh Handa për mediat italiane.
(J.S/)