Wed, Nov 27, 2024

Vrau gjashtë persona dhe plagosi shumë të tjerë në një qendër tregtare, policia: Kishe shënjestër gratë

  • PublishedApril 15, 2024

40-vjeçari që kreu një sulm në një qendër tregtare në Sidnei, duket se kishe si shënjestër gratë, sipas autoriteteve australiane.

Joel Cauchi krijoi panik në qendrën tregtare duke sulmuar njerëz me thikë. Pesë nga gjashtë personat që vdiqën ishin gra. Disa të tjerë, përfshirë një foshnjë që u plagos.

Komisioneri i policisë së Uellsit të Ri Jugor tha për ABC News të Australisë se ishte “e qartë” se Cauchi përqendrohej te gratë.

I vetmi i vrarë në sulm ishte roja i sigurisë Faraz Tahir, 30 vjeç, i cili u përpoq të ndërhynte. Ai ishte një refugjat nga Pakistani i cili kishte qenë në Australi vetëm “për një periudhë të shkurtër kohore”, tha kryeministri Anthony Albanese për radion Triple M të hënën.

“Videot flasin vetë, apo jo?” tha komisionerja Karen Webb.

“Është e qartë për mua, është e qartë për detektivët… që shkelësi u përqendrua te femrat dhe iu shmang meshkujve. Ne nuk e dimë se çfarë funksiononte në mendjen e vrasësit dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme tani që detektivët të marrin në pyetje të gjithë njerëzit që e njihnin atë”, tha më tej komisionerja Karen Webb.

Kryeministri Albanese tha gjithashtu për ABC News se “ndarja gjinore është, natyrisht, shqetësuese”.

Katër personat që u plagosën gjatë sulmit kanë dalë nga spitali. Tetë të tjerë vazhdojnë të marrin kujdes mjekësor, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe disa të tjerë në gjendje të qëndrueshme.

Sipas autoriteteve vrasësi kishte probleme të shëndetit mendor dhe u qëllua për vdekje nga një oficere policie të shtunën.

Ai ishte tashmë i njohur për policinë, por kurrë nuk ishte arrestuar apo akuzuar në shtetin e tij të lindjes, Queensland. Për herë të parë u diagnostikua me një sëmundje mendore në moshën 17-vjeçare, tha Policia e Queensland.


AlbaniaWeb.net