Tue, Nov 26, 2024

Është zyrtare! Amadeus largohet nga RAI

  • PublishedApril 16, 2024

Prezantuesi i njohur Italian Amadeus nuk do të jetë më pjesë e Rai-t, Radio Televizioni Italian, raporton ‘Ansa‘. Lajmin e ka dhënë vetë ai duke deklaruar se nuk do të rinovojë më kontratën e cila skadon më 31 gusht.

Në bisedën që pati paraditen e djeshme me CEO Giampaolo Rossi, prezantuesi zyrtarizoi vendimin që kishte javë që qarkullonte në ajër: Dëshirën për t’u angazhuar në sfida të reja profesionale, që e presin.

Sipas thashethemeve gjithnjë e më këmbëngulëse ai pritet të jetë në kanalin e grupit Nove Warner Bros Discovery. Raportohet se grupi Warner Bros, po e pret atë, gati për ta punësuar e për ta bërë drejtues të kanalit Nove.

Rai3 gjithashtu humbi kohët e fundit dy drejtues të tjerë të njohur të emisioneve të njohura, Fabio Fazio dhe Lucia Annunziata.