Mon, Nov 25, 2024

Gjumi i Tepërt Shenjë Paralajmëruese e Alzheimerit? Çfarë Thonë Ekspertët

  • PublishedApril 16, 2024

Rezultatet i një studimi të cilit Agro Web.org i referohet, i cili gjurmoi zakonet e gjumit gjatë ditës tek njerëzit e moshuar, ishin tejet befasuese.

Njihuni më poshtë me përfundimet e studimit, gjetjet e të cilit mund të ndihmojnë në zgjidhjen e rezultateve kontradiktore të efekteve të dremitjes.

Razultatet befasuese të studimit

Studimi sugjeron se me kalimin e moshës, shtimi i orëve të gjumit në rutinën e ditës, mund të rrisë rrezikun për të zhvilluar dëmtime të lehta njohëse ose Alzheimer.

Shkencëtarët mendojnë se ka shumë gjasa që dremitja e tepërt të jetë një shenjë paralajmëruese.

“Mund të jetë një sinjal i plakjes së përshpejtuar,” tha Dr Yue Leng, asistent profesor i psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

“Nëse vini re se po filloni të përgjumeni më shumë gjatë ditës, ky mund të jetë një sinjal i rënies së aftësive njohëse.”, shpjegon ai.

Shkencëtarët gjurmuan oraret e gjumit tek pjesëmarrësit me një moshë mesatare 81 vjeç, për disa vite.

Ata gjithashtu iu nënshtruan testeve për të vlerësuar aftësitë njohëse çdo vit.

Në fillim të studimit 76% e pjesëmarrësve nuk kishin dëmtime të aftësive njohëse, 20% kishin dëmtim të lehtë dhe 4% kishin sëmundjen e Alzheimerit.

Me kalimin e viteve, u vu re se orët e dremitjes ishin dyfishuar pas diagnozës me dëmtim të lehtë të aftësive njohëse. Dhe ato gati u trefishuan, pas një diagnoze me Alzheimer.

Në përgjithësi, pjesëmarrësit që dremisnin më shumë se një orë në ditë, kishin një rrezik 40% më të lartë për të zhvilluar Alzheimer sesa ata që dremisnin më pak se një orë në ditë.

Studiuesit duke krahasuar trurin pas vdekjes, zbuluan se ata me sëmundjen e Alzheimerit kishin më pak neurone që nxisin zgjimin.

Oraret e pazakonta të gjumit, pagjumësia dhe gjumi me cilësi të dobët gjatë natës janë diçka e zakonshme për ta.

Por hulumtimi tregoi se lidhja me dremitjen mbeti e njëjtë edhe kur u mor parasysh gjumi cilësor gjatë natës.

Autorët thanë se ndjesitë e shtuara të përgjumjes gjatë ditës, mund të jenë një shenjë e hershme se ndryshimet po ndodhin në tru. Dhe ato janë shenjat e para të demencës.