“Italiani që i rrëmbeu zemrën Eglës del “në dritë”?/ Ish-banorja e BBV i zbulon sekretin: Kanë një biznes bashkë! Figuron e martuar në Shqipëri…
Ish-banorja e BBV Paloma ka qenë e ftuar në “Breaking” në Top News ku ka komentuar ndodhitë e fundit të BBV3.
Kur u pyet për Eglën, ajo ka treguar disa gjëra të saj personale, duke zbuluar një lidhje shumë vjeçare të Eglës me një italian. Sipas Palomës Egla ka qenë e martuar me një italian dhe kanë një biznes së bashku. Gjithashtu ajo shtron se pas shumë vitesh bashkëjetese, Egla është ndarë me Italianin, por sipas saj, aktorja figuron e martuar me dikë tjetër në Shqipëri.
Fjori Dardha: Egla na ka befasuar.
Paloma: Me burrat e saj?
Fjori Dardha: Me burrat? Për njërin është shprehur dhe ka thënë se “kam një dashuri shumë të madhe jashtë”. Është treguar shumë diskrete dhe ka dhënë shumë pak informacione në lidhje me jetën e saj private.
Paloma: Kur Egla flet për dashurinë e saj të madhe jashtë, dikur i thoshte Ilnisës, “dashuria të zbukuron, të zbut, të bën tjetër njeri”, ndërkohë që Egla është mishërimi i fjalëve që e kanë tejkaluar masën. Kështu që një njeri i dashuruar, me një dashuri kaq të madhe jashtë nuk do ishte kaq egërsirë, ku kohët e fundit ka filluar ta tejkalojë aty ku nuk mban më.
Fjori Dardha: Të flasim për dashurinë e saj të madhe.
Paloma: Ajo figuron të jetë e martuar në Shqipëri. Unë di që ka patur një lidhje me një italian të cilët janë ndarë. Ajo gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit, kanë pasur një biznes së bashku, ndoshta e kanë hapur së bashku, ose e ka hapur ai dhe ajo përfiton nga martesa etj me radhë. Kështu që i ka disa burime të ardhurash, por për dashurinë e madhe të këtij shqiptari ende nuk po… Duhet të takohemi në puntatën e radhës ose të na kishe përgatitur më përpara që të kishim zbuluar ndonjë gjë. Unë di që ka bashkëjetuar me italianin shumë vite bashkë, janë martuar, ka përfunduar martesa dhe Egla gëzon gjysmën e kësaj pasurisë. Lidhjen me shqiptarin ndoshta e ka krijuar tani vonë, por siç e the ti është diskrete.
AlbaniaWeb.net