“Më ka dhënë gjithçka”, Inzaghi i premton besnikëri Interit, Marotta blindon edhe “demin”
Në pritje për të festuar matematikisht titullin në Serie A, Simone Inzaghi u vlerësua me çmimin “Bearzot”, trajneri i vitit në Itali. Tekniku zikaltër është i vetëdijshëm për atë që ka arritur në krye të Interit, ndërsa nuk nguroi edhe një herë t’i premtojë besnikëri klubit, rinovimi për të është i sigurt:
“E dimë atë që kemi bërë nga 13 korriku deri më tani. Jemi shumë pranë realizimit të objektivit që kishim. E ardhmja? Inter më ka dhënë gjithçka, jemi rritur së bashku. Kam ardhur në një moment të vështirë, por me ndihëm e shoqërisë nisëm këtë rrugëtim. Unë jam mirë këtu, këtë e di edhe shoqëria. Në fund të sezonit do të flasim, por nuk do të ketë probleme për të vijuar këtë rrugëtim”, u shpreh ndër të tjera Inzaghi.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Beppe Marotta: “Rinovimi i kontratës me Inzaghi-n është më shumë filozofik pasi trajneri ka treguar me fakte që di të bëjë mirë, është profili ideal për të tashmen dhe të ardhmen e Interit. A do të rinovojë Lautaro? Po”, u shpreh shkurtimisht Marotta.
()