Pse Alergjikët Rrezikohen nga Sëmundjet e Zemrës – Këshillat e Ekspertëve
Të dhënat e studimit të cilit AgroWeb.org i referohet, tregoi për një lidhje mes alergjive dhe rrezikut të të sëmundjeve karidovaskulare.
Në këtë artikull do të njiheni se cilat lloje të alergjive ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe pse studimi ka një rëndësi të madhe për ekspertët e fushës së mjekësisë.
Detajet e studimit
Ky studimi i ri, mbikqyri të rriturit me të paktën një çrregullim alergjik. Duke përfshirë këtu astmën, alergjitë respiratore, alergjitë e sistemit tretës, alergjitë e lëkurës dhe alergji të tjera.
Rezultoi se të rriturit me një histori të vazhdueshme alergjish, kanë një rrezik më të lartë për të vuajtur nga presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet koronare të zemrës.
Studiuesit vlerësuan gjithashtu moshën, gjininë, racën, nëse individët konsumonin duhan ose alkool, dhe indeksin e masës trupore.
Ata ekzaminuan edhe nëngrupe individësh të ndara sipas faktorëve demografikë.
Razultati konfirmoi se individët më të rrezikuar për zhvillimin e alergjive të ndryshme ishin ata midis moshës 18 dhe 57 vjeç.
Një rrezik më i lartë i sëmundjeve koronare të zemrës u pa tek pjesëmarrësit të cilët ishin midis moshës 39-57 vjeç.
Ndërsa astma, ishte faktori që kontribuoi më shumë në rritjen e rrezikut të presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve koronare të zemrës.
Këshilla për parandalim
Rëndësia e këtij zbulimi qëndron në faktin se vlerësimi rutinë i presionit të gjakut dhe ekzaminimi për sëmundjet koronare të zemrës, mund t’i sigurojë individëve të prekur marrjen e trajtimeve në kohën e duhur.
Po ashtu edhe disa studime të kryera ndër vite kanë mbështetur lidhjen midis alergjive dhe sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat u japin edhe më tepër rëndësi këyre gjetjeve.
Megjithatë shkencëtarët u shprehën se studime të tjera edhe më të mëdha në rang pjesmarrësish dhe një ndjekje afatgjatë, janë të nevojshme për të konfirmuar këto zbulime./AgroWeb.org