Mon, Nov 25, 2024

Simptomat e Hepatitit Akut tek Fëmijët- Gjithçka që Duhet të Dini

  • PublishedApril 16, 2024

Prej disa javësh në disa vende të botës po qarkullon një lloj i ri hepatiti akut që prek fëmijët.

Shifrat deri tani tregojnë disa qindra të infektuar dhe një të vdekur.

Rastet janë konfirmuar edhe nga OBSH teksa nuk dihet ende origjina e këtij shpërthimi.

Në vendin tonë nuk ka ende ansjë rast të konfurmuar me këtë lloj inflamacioni sipas ISHP.

Por mjekët bëjnë thirje të keni kujdes dhe të evidentoni në kohë simptomat.

 Çfarë është hepatiti?

Hepatiti përshkruan një term të gjerë që lidhet me problemet apo inflamacionin e mëlçisë.

Një nga organet më të rëndësishme që kryen funksione thelbësore në trupin e njeriut që nga tretja e mire deri tek pastrimi i toksinave në gjak.

Kur mëlçia preket nga hepatiti ajo inflamohet ose dëmtohet dhe nuk është në gjendje t’i kryejë këto procese.

Hepatiti akut nga ana tjetër i referohet inflamacionit që shfaqet shpejt dhe nuk zgjat më shumë se 6 muaj.

Ky loj hepatiti mund të jetë i rëndë dhe të çojë në dëmtim të menjëhershëm të mëlçisë.

Në raste të tjera po kjo sëmundje mund të kalojë me simptoma të buta.

Sipas ekspertëve e rëndësishme është të vini re në kohë simptomat e të kërkoni ndihmë mjekësore.

Cilat janë simptomat?

Disa nga simptomat më të shpeshta të hepatitit shkaktojnë diarre, lodhje, dhimbje muskujsh, humbje e oreksit, të vjella apo të përziera.

Fëmijët mund të përjetojë gjithashtu dhimbje të barkut apo këputje kryesisht në zonën e sipërme të trupit.

Gjithashu tek pacientet me hepatit pjesa e parë që ndryshon janë sytë ku pjesa e bardhë fillon e merr ngjyrë të verdhë.

Në disa raste fëmijët mund të kenë edhe ndryshim të ngjyrës së urinës.

Ekspertët këshillojnë që në çdo rast nëse vini re simptoma të tilla të konsultoheni me një mjek.

Në disa vende të botës autoritetet po hetojnë mundësinë e shkaktimit të hepatitit nga një adenovirus.

Këto viruse përhapen me shpejtësi përmes ajrit nga njëri person tek tjetri ndaj është e rëndësishme të kërkoni ndihmë mjekësore.