Mon, Nov 25, 2024

Meta i kërkoi dorëheqjen? Brahimllari: Kam bërë disa hapa pas, armiqtë e brendshëm imagjinarë…

  • PublishedApril 17, 2024

Endrit Brahimllari i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News me Fjori Dardhën ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes nga funksioni i nën Kryetarit të Partisë së Lirisë.

Brahimllari: Jam dorëhequr për çështje të brendshme organizate. Do të jemi anëtar i kësaj partie se aty kam të gjithë angazhimin tim, kam një rrugëtim shumë të gjatë. Ilir Meta nuk ma ka kërkuar dorëheqjen, kam bërë unë disa hapa pas, që nëse doni të organizoni partinë mos të krijoni armiq të brendshëm imagjinarë, do të shkojmë në konventë me dy teza kryesore. Nuk disa përplasje të brendshme. Monika Kryemadhi nuk është pjesë e lidershipit. Unë ndihem krenar sepse nuk und ta eleminoj historinë. Unë nuk jam për të manipuluar historinë

E bën Ilir Meta këtë?

Brahimllari: Unë se di çfarë do të bëjë ilir Meta. Ka qenë shumë korrekt me strukturat, organizimin, ka propozuar një platformë, është diskutuar edhe në 2016, nuk jam gjë kundër kësaj platforme. Jam krenar që është prezantuar Erisa zv. presidente. Nëse ka bërë një gabim një nga bashkëpunëtorët e mi në kohë të vështira, unë mendoj që më i rëndësishëm është një anëtar i PL se aa Edi Rama apo Veliaj. Unë kam mendim tjetër për SPAK që ka prokurorë të ndershëm që luftojnë krimin e organizuar.

E mbështesni deklaratën e Metës ?

Brahimllari: Unë do të zbatoj çdo vendim që del nga konventa kombëtare, nëse so të kërkohej opinioni im, versioni klasik i organizmit.

Kur e keni takuar për herë të fundit Metën?

Brahimllari: Në mbledhjen e fundit të kryesisë, para 10 ditësh.


AlbaniaWeb.net