Meta sulmoi SPAK, ambasadori britanik: Mbështetje e fortë për Prokurorinë e Posaçme dhe përpjekjet jetike për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Kjo deklaratë erdhi pas sulmit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili më herët sot ka ashpërsuar më tej gjuhën sot ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, teksa ky i fundit është mbështetur publikisht nga KLP-ja dhe ambasada amerikane.
Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.
AlbaniaWeb.net