Cannavaro: Te Reali nuk lejohen gabimet, na hoqën dy kampionate te Juvja
Gjatë fjalës së tij në Radio Serie A, ish-futbollisti Fabio Cannavaro, foli edhe për eksperiencat e tij si lojtar me Juventusin dhe Real Madridin.
“Pas Interit kalova dy vite në Torino ku tifozët më konsideruan menjëherë në nivelin e Buffon dhe Del Piero, edhe sepse gjithmonë garantoja paraqitje të nivelit të lartë në fushë. Aty kalova mirë, por na anuluan dy kampionate. Realiteti ishte se bëhej fjalë për një Juve shumë të forte.
Pastaj në vitin 2006 klubi më bëri të kuptoj se kishte nevojë për të shitur dikë dhe ata më paralajmëruan për negociatat me Real Madridin. Me atë fanellë nuk të lejohen gabimet, e kupton prestigjin e atij klubi në momentin që shkel në sallën e trofeve”, u shpreh Cannavaro, fitues i Topit të Artë në vitin 2006.
(J.S/)