“Duhet të merrja ilaçe për gjithë jetën”/ Baby G: Mësova se isha sëmurë
Këngëtarja e njohur, Baby G ka treguar momentin më të vështirë në jetë. Teksa ishte në podcast-in e Renisit dhe Diteas, i cili zhvillohet brenda shtëpisë së Ferma Vip, ajo zbuloi se ka mësuar për një problem shëndetësor.
Ajo u shpreh se para dy vitesh mësoi se kishte probleme me tiroidet. Fermerja u shpreh se e ka vuajtur shumë psikologjikisht dhe është mbyllur në shtëpi, mirëpo tani e ka kaluar atë situatë.
“Jam ndjerë shumë keq një moment, nuk e dija çfarë kishja. Shkova tek doktori edhe nuk e kanë gjetur çfarë kisha për ca kohë. Pastaj më thanë ke probleme me tiroidet dhe duhet të merrja ilaçe për gjithë jetën time. E kam vuajtur shumë psikologjikisht. Para 2 vitesh jam mbyllur në shtëpi vetëm me mamim me babin. Të gjithë më thonë ke shumë energji, ndërsa doktori më tha nuk ke shumë energji. E kam kaluar si një traumë. Tani jam mirë”, tregon Baby G.