Mon, Nov 25, 2024

Kanye në telashe me ligjin!Dyshohet se dhunoi një person, shkak u bë Bianca

  • PublishedApril 18, 2024

Kanye West raportohet se po përballet me akuza në Los Angeles. Reperi amerikan dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë një burrë pasi ai tentoi të ngacmonte gruan e tij dhe ish-modelen Yeezy, Bianca Censori. Sipas mediave, reperi aktualisht është nën hetim si i dyshuar për këtë rast dhe tani policia po shqyrton pretendimet e ngritura ndaj tij.

“Bianca u sulmua fizikisht”-tha një përfaqësues i Kanye për median.

Është raportuar se 46-vjeçari u përfshi në një konflikt me një burrë që tentoi të ‘rrëmbente’ gruan e Ye. Ngjarja besohet të ketë ndodhur të martën në mbrëmje në West Hollywood, dhe burri thuhet se është goditur disa herë.

“Agresori i vuri duart në fustanin e saj, direkt në trupin e saj, e kapi për belin, e rrotulloi rreth e rrotull dhe më pas tentoi ta puthte. Ajo u sulmua seksualisht”, shtoi përfaqësuesi.

Burime policore thanë për TMZ se ngjarja është aktualisht nën hetim nga të dyja palët. Ye dhe Bianca thuhet se u larguan nga vendi i ngjarjes pas incidentit. Burri që u godit me grusht nuk kishte nevojë për trajtim për lëndime apo vizitë në spital.