Kryemadhi bën hapa mbrapa dhe del në krah të Metës: Më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte. Jam dakord me të për kapjen e SPAK
Monika Kryemadhi ka komentuar sot deklaratat e Ilir Metës ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, për të cilat thotë se është dakord, por jo me gjuhën e përdorur.
“Jam dakord me Metën për kapjen e SPAK nga qeveria, por jo për gjuhën, vjen nga revolta. Në çdo fjalë që ka thënë Meta për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam dakort”, tha Kryemadhi.
Ndryshimet statutore
“Në 2003 Partia Socialiste ndryshoi statutin për të larguan Monika Kryemadhin nga partia thoshte o Monika Kryemadhi o Ilir Meta në drejtimin e Partisë Socialiste. Në 2004 kur u themelua Lëvizja Socialiste për Integrim grupi themelues, edhe pse Monika Kryemadhi ishte një nga firmëtaret e themelimit dhe organizatorët bënë statutin që nuk lejohet burrë dhe grua në parti dhe pas dy viteve e ndryshuan prap. Mendoj që meritokracinë në një parti nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore kur emëron, ndërsa deputeti zgjidhet me vota. Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por problemi është që nuk të zgjedhin njerëzit me vota”
Gjuha e Metës ndaj SPAK
“Në çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë për kapjen e drejtësie nga qeveria…jam dakord për mënyrën mendoj, e them përsëri vjen revolta, sepse njerëzit në një moment edhe revoltohen. Vazhdoj të mendoj përsëri se SPAK është një vegël e Edi Ramës dhe beteja jonë nuk është me SPAK”.
Jeni dakort edhe me sulmet ndaj Dumani?
“Më fal t’ju bëj një pyetje ju duket normale ju që gazetat e Erion Veliajt hapin faqet në 7 të mëngjesi që SPAK çon tek te tjerët. Pra lajmi kalon nga gazetarët dhe gazetat e Erion Veliajt përpara se te vijë tek qytetarët.”
Jeni ndjerë e sulmuar nga bashkëshorti juaj?
“Mua më shumë sesa më ka sulmuar Rama dhe Veliaj. Pse nuk u dhimbset kjo ju? Bashkëshorti nuk më ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane. Ju ka ardhur keq juve që Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët e mi. Ilir Meta më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte”.
Do kandidoni për Presidente te PL?
“Unë kandidoj me mendime jo me kandidatura.”
AlbaniaWeb.net