Tue, Nov 26, 2024

VIDEO/ Reali i falet penalltive, “përzë” Cityn nga Champions, Kimmich hero i Bayern

  • PublishedApril 18, 2024

Bayern Munchen është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Champions League, pasi eliminoi Arsenal. Gjermanët e drejtuar nga Tomas Tuchel fituan minimalisht 1-0 në Allianz Arena (Munich), ndërsa takimi i parë kishte përfunduar në paqe 2-2. Takimi i sotëm u vulos nga Kimmich.

Katër skuadrave më të mira në Europë i është bashkuar edhe Reali që eliminoi Manchester City me penallti.

Takimi i mbajtur në Angli ishte mjaft emocionues, teksa nuk mjaftuan 90 minuta, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1 (2-2 ndeshja e parë).

Los Blancos zhbllokuan llogaritë në minutën e 12-të, me anë të sulmuesit brazilian, Rodrygo. Me avantazhin në “xhep”, madrilenët preferuan të qëndrojnë në prapavijë, duke u zhvendosur kështu në gjysmë-fushën e vet.

Kampionët e Europës rritën ndjeshëm presionin dhe iu afruan disa herë golit. Haaland apo edhe Foden, vendosën në vështirësi portierin Lunin, por pa mundur dot të barazojnë shifrat.

Edhe në fillimin e pjesës së dytë u luajt e njëjta “muzikë”, me ekipin e Guardiolës që s’kishte asgjë për të humbur. “Drithërima” në stadium në të 46-tën, një gjuajtje e Grealish u ndal nga “gardiani” i mysafirëve. Barazimi i Manchester Cityt erdhi nga De Bruyne, i cili përfitoi pasi topi nuk u largua si duhet nga Rudiger.

As koha shtesë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve. Nga pika e bardhë më i saktë u tregua Real Madrid, që festoi në fund.

Rezultatet:

Manchester City 1-1 Real Madrid ( Reali fitoi me penallti)

(VIDEO)

Bayern 1-0 Arsenal

(VIDEO)

(J.S/)

 

 

AlbaniaWeb.net