Mon, Nov 25, 2024

Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump, një person në SHBA i vë flakën ndërtesës ku u mbajt seanca gjyqësore! 17 persona të lënduar

  • PublishedApril 19, 2024

Ndërkohë që në gjykatën supreme të Nju Jorkut po zhvillohej gjyqi administrative ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, një person i ka vendosur zjarrin ndërtesës duke bërë që 17 persona të lëndohen lehtë.

Mediat e huaja shkruajnë se një person u vuri flakën dokumenteve të gjykatës në katin e katërt të ndërtesës që ndodhet në “60 center Street” të Manhatan dhe më pas përdori fikësen e zjarrit për të shuar flakët.

Autori i zjarrvënies i paidentifikuar, u arrestua nga policia. Incidenti ndodhi pak orë pas përfundimit të dëshmisë së Trump gjatë seancës gjyqësore.

Deri më tani, nuk ka asnjë indicie se zjarri kishte lidhje me gjyqin që po zhvillohej ndaj Trump për falsifikimin e faturave të biznesit të tij.


AlbaniaWeb.net