Përdhunuan 31-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor, Gjykata e Elbasanit cakton arrest me burg për njërin nga autorët, tjetri…
Gjykatën e Elbasanit ka caktuar arrest shtëpie për R.Balla dhe arrest me burg pa afat për B. Jolla, që akuzohen për përdhunimin e një 31 vjeçari me probleme mendore.
B.Jolla ka pranuar pjesërisht ngjarjen. Ai para oficereve të policisë ka deklaruar se e kanë zhveshur 31 vjeçarin. Ndërkohë për R. Ballën ka kërkuar “arrest me burg me afat”, pasi mbrojtja ka paraqitur alibinë, sipas së cilës personi i dyshuar nuk ka qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes në kohën kur pretendohet nga akuza.
Denoncimi për përdhunimin e 31 vjeçarit u bë nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit që dy të akuzuarit punonin si roje. Herë herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti.
Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31 vjeçarit me probleme të shëndetit mendor.
AlbaniaWeb.net