Pas procesit që u zvarrit për 7 vite, Gjykata në Itali hedh poshtë akuzat ndaj anijeve të shpëtimit
Ky rast konsiderohej si shembull ekstrem i përpjekjeve të qeverive evropiane për të penguar OJQ-të të ndihmojnë emigrantët në Detin Mesdhe.
Një gjykatë italiane i hodhi poshtë akuzat dhe pushoi një çështje kundër anëtarëve të ekuipazhit të anijeve të shpëtimit të emigrantëve, që akuzoheshin për shpëtimin e emigrantëve dhe ndihmë për trafikantët për migrimin e paligjshëm. Procesi në fjalë u zvarrit në Itali për gati shtatë vjet.
Gjykata e Trapanit në Siçili tha se nuk kishte arsye për ta vazhduar çështjen kundër 10 të pandehurve nga tri anije shpëtimi.”Këto akuza të pabaza kanë tentuar të njollosin punën e ekipeve humanitare të kërkimit dhe të shpëtimit për vite me radhë,” tha Presidenti Ndërkombëtar i Mjekëve pa Kufi Hristos Hristu.
Mjekët pa Kufij kishin vënë në dispozicion anijen “Vos Prudence”, anija “luventa” operohej nga OJQ-ja gjermane Jugend Rettet, kurse “Vos Hestia” nga Save the Children. “Akuzat kishin për qëllim largimin e anijeve nga deti dhe që të kundërshtonin përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë dhe për të dhënë dëshmi. Tani këto akuza u hodhën poshtë.” – tha Hristu.
“Rasti anijes “Iuventa” shënoi fillimin e një fushate shpifjeje publike kundër shpëtimit civil në det, që synonte legjitimimin e goditjeve ndaj përpjekjeve të shpëtimit,” tha ekuipazhi i anijes.Një nga të pandehurit, Sascha Girke, u tha gazetarëve se për shkak të “hetimit të ngadaltë për motive politike” OJQ-ja ishte penguar për vite me radhë që të shpëtonte emigrantë, gjë që ka pasur si rezultat vdekjen e parandalueshme të “mijëra vetëve”.
Portet italiane janë të parat ku ndalin mijëra vetë që përpiqen të kalojnë Mesdheun dhe organizatat bamirëse të shpëtimit shpesh kanë qenë në shënjestër të partive politike që zotohen të frenojnë ardhjen e emigrantëve./DW
AlbaniaWeb.net