Thu, Nov 28, 2024

“E kemi tepruar të dy”/ Romeo dhe Meritoni bëjnë paqe

  • PublishedApril 21, 2024

Kur u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshaj ishin miq, madje edhe aleatë në lojë, deri në momentin kur dinamikat dhe ngjarjet brenda shtëpisë së ‘BBV3’, i kthyen në kundërshtarë.

Kemi parë shpeshherë përballje dhe debate të ashpra mes dy banorëve, ku nuk i kanë kursyer as ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo pasditen e sotme, dy banorët në fjalë kanë zhvilluar një podcast në ambientet e shtëpisë për ‘Top Albania Radio’ dhe siç duket i kanë ulur gjakrat mes tyre.

Romeo: “Mendoj që të dy e kemi tepruar. Më vjen keq për të gjitha momentet tona (të këqija) të cilat janë të filmuara, të dokumentuara. S’do doja të ndodhte kurrë, me ty jo njëher dhe do të doja të të kërkoja falje.”

Më pas dyshja ka përqafuar njëri-tjetrin mes emocionesh dhe Romeo u shpreh përsëri: Këto janë situata që kanë ndodhur në shtëpi dhe mua do të më vijë keq kur ti shoh jashtë. Por nga gabimet mësojmë të gjithë. Duhet të mësojmë të jemi më të kujdesshëm por dhe të falim!