Thu, Nov 28, 2024

Jeni të varur nga celulari?Ja se si të ndryshoni rutinën tuaj të përditshme

  • PublishedApril 21, 2024

Nëse po pyesni se si mund ta ndryshoni rutinën tuaj të përditshme, këtu është një listë e rekomandimeve të mbështetura shkencërisht rreth përdorimit të smartfonit tuaj:

* Fikni të gjitha njoftimet jo thelbësore në mënyrë që telefoni juaj të mos ju ndërpresë vazhdimisht diçka që ju jeni duke bërë.

* Lini mënjanë një bllok kohe në ditë për të parë burimet tuaja të mediave sociale, nëse kjo është ajo që zakonisht ju shpërqendron.

* Për të përmirësuar cilësinë e gjumit, mos e mbani telefonin pranë shtratit gjatë natës. Mundësisht ta karikoni në një dhomë tjetër.

* Nëse jeni duke studiuar, vendoseni telefonin tuaj në një dhomë tjetër që të mos ju shpërqendrojë, edhe nëse njoftimet tuaja janë joaktive, kjo mund të jetë ende një shpërqëndrim për ju.

*Por në fund të fundit, varet nga ju. Vetëm mbani mend, edhe një orë më pak përdorim i smartfonit tuaj në ditë është e mjaftueshme për të ndryshuar jetën tuaj.