Një gol në fund nderon Llapin, ia del edhe Prishtina
Llapi triumfoi me shifrat 1-0 ndaj Fushë Kosovës, në takimin e elitës. Heroi i takimit ishte Krasniqi, me golin e tij në fund.
Falë këtij trepikëshi, Llapi ngjitet në vendin e dytë me 58 pikë, po aq sa Drita e vendit të tretë ndërsa në krye është Ballkani me dy më pikë më shumë. Sa i takon Fushë Kosovës, kjo skuadër renditet në vendin e nëntë me 20 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Prishtina fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Malishevës. Heroi për kryeqytetasit ishte Hyseini që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 57. Pas kësaj fitoreje, Prishtina ngjitet në kuotën e 43 pikëve në vend të pestë, ndërsa Malisheva mban katërt me 52 pikë.