“Nuk i do gocat afër”/ Erjola dhe Roza flasin për Heidin
Që prej ‘Prime-t’ të djeshëm, ku Heidi pati një përplasje me Julin, Erjolën dhe Rozën, këto të fundit kanë patur gjithashtu përplasje të ashpra ditën sotme me banoren. Kliko këtu
Shkak i debatit të mbrëmshëm është bërë klipi i shfaqur në living teksa produksioni nxorri ‘sheshit’ Erjolën, Julin dhe Rozën ku këta të fundit kishin folur pas krahëve të Heidit.
Teksa kanë debatuar pothuajse gjithë ditën, Roza dhe Erjola janë pozicionuar në ambientet e jashtme të shtëpisë teksa kanë komentuar sjelljen e Heidit.
Erjola është shprehur se Heidi nuk i do vajzat afër vetes dhe sipas Erjolës kjo gjë nuk ka të bëjë me xhelozi që banorja mund të ketë ndaj vajzave të tjera të shtëpisë.