Lidi Delia: “Po të isha si Juli dhe Romeo, do ta fitoja edhe unë ‘BBV3’”!
I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Big Brother Radio’ ka qenë ish-banori i këtij edicioni Lidi Delia, i eliminuar në ‘Prime-n’ e shkuar.
Edhe pse ishte shumë afër finales, ai bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij lidhur me të gjitha ngjarjet e ndodhura brenda 4 mureve të shtëpisë.
I pyetur nëse do të donte të hynte që prej fillimit në format, Lidi u shpreh:
“Me të thënë të drejtën, unë kam thënë diçka. Po të hyja prej fillimit patjetër që do të ishte një gjë tjetër. Dhe kam bë një paralelizëm që po të kisha pasur vendin e Romeos dhe të Julit me të gjithë ato gjëra që kanë ato, do ta fitoja “Big Brother-in”. Kanë qenë pjesë e familjes së Top-it. Janë familjarizuar me skenën, me stafin. Këtë këtë. Jo të kisha Heidin.”