“Më ke bërë xheloz…”, Juli përlotet nga mesazhi i ardhur në “Big Love”
Pasditen e sotme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë surpizuar me mesazhe të ndryshme nga fansat e tyre por edhe nga familjarët falë “Big Love”.
Ndër mesazhet e shumta, Juli ka marrë gjithashtu një mesazh edhe nga vëllai i tij, Mario, duke e bërë banorit të përlotet teksa e ka lexuar.
“A u lodhe? Më ke bërë xheloz sepse tashmë nuk je vetëm modeli im si prind, vëlla, bashkëshort, djalë, shokë por je model për të gjithë Shqipërinë. Ema dhe Domeniku janë shumë krenar për xhaxhi Julin. Mami është fansja më e zjarrtë. Të duam të qeshësh dhe fitues. Vëllai yt i vogël, Maro…”
Juli: Maro, të dua shumë. Të fala nga shtëpia. Ju dua shumë dhe ju përqafoj. Ju kujtoj çdo ditë. Ma puth mamin tek gusha…
AlbaniaWeb.net