Tue, Nov 26, 2024

Përplasja në Këshillin e Sigurimit/ Osmani akuzon Serbinë për krime lufte, Vuçiç ia kthehet me ironi: Teatër politik dhe kurth për…

  • PublishedApril 22, 2024

Osmani: Zhdukja me forcë e qytetarëve tanë, shumica fëmija, përfaqësojnë një nga krimet më të rënda të regjimit të Millosheviçin. Ne kërkojmë të ecim në rrugën e drejtësisë, të përkushtohemi që krime të tilla të mos përsëriten.

Përkundër dhimbjeve të paimagjinueshme, Fahrija nuk u dorëzua asnjëherë, ajo sot udhëheq një ndërmarrje, është bërë frymëzim për të gjitha gratë. Millosheviç dhe ministri i tij i propagandës, kanë ambicie që kjo të mos bëhet realitet, se kanë gjetur një popull që nuk do hakmarrje, por nuk dorëzohet. Populli i Kosovës do të mbetet mirënjohës që keni zgjedhur njerëzimin kundër shtypjes. Ishte vonë për Srebenicën ku 8000 burra dhe djem u vranë në zemër të Evropës. Me zemër përkushtohemi për rezolutën e genocidit në Srebenicë. Ju siguroj se në Kosovën e lirë, sovrane, do të gjeni një partner dhe aleat që nuk e merr për të mirëqenë paqen dhe lirinë. Të ardhmen e kemi të ndriçuar, jam e bindur që një ditë do të bashkohemi me ju në këtë tavolinë.

Vuçiç: Ka njerëz që nuk e kanë vendin këtu apo në ekipin këshill dhënës të Osmanit, është teatër politik dhe një kurth për delegacionin serb, unë u përqendrova, ka një person Marica Maloiç nga Kosova, kjo grua në këtë periudhë kohe është dhunuar disa herë, por kjo nuk ishte tema e takimit tonë.


AlbaniaWeb.net