Mon, Nov 25, 2024

Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, Gjykata jep masën për gjyshen e vogëlushit

  • PublishedApril 22, 2024

Gjykata e Durrësit ka vendosur detyrim paraqitjeje për gjyshen e 3-vjeçarit, e cila për disa ditë mbajti nipin e saj larg të ëmës. Gjyqtarja e ka vlerësuar të paligjshëm ndalimin e gjyshes nga policia pas vetëdorëzimit të saj.

Ndërsa caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për veprën penale të rrëmbimit ose marrjes peng të personit. Kujtojmë se Bahrie Gjuni është vetëdorëzuar në prokurorinë e Durrësit bashkë me nipin e saj.

Ajo ka deklaruar se gjithçka e bëri në emër të dashurisë për nipin dhe dëshirës për ta rritur atë vetë, pas vdekjes së djalit aksidentalisht.

Presioni policor, kërkimet e shumta dhe negociatat me familjarët e saj çuan në vetëdorëzimin e gjyshes së bashku me të miturin, i cili në gjendje të mirë shëndetësore u mor nga e ëma Ille Gjuni, e cila gjithë këto ditë lutej të shtrëngonte sërish në krahë fëmijën e saj gjë që e arriti pasditen e kësaj të shtune.


AlbaniaWeb.net