Djersitja tek Meshkujt – Si ta Mbani nën Kontroll Këtë Problem
Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar.
Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg, sidomos në periudhat kur moti ngrohet duke krijuar një parehati të madhe.
Ekspertët e AgroWeb.org kanë përpiluar një listë me këshilla praktike për meshkujt që djersijnë shumë që ata të përballojnë më mirë këtë problem.
Kujdes Me Kafeinën
Kafeina stimulon sistemin qendror nervor i cili aktivizon gjendrat e djersës.
Prandaj, sa më shumë kafe të pini gjatë ditës, aq më shumë do të djersini.
Në vend të kafesë së ngrohtë mund ta merrni të ftohtë, ose të konsumoni më shumë fruta.
Kujdes Me Ushqimet Pikante
Ushqimet pikante kanë të njëjtin ndikim tek gjendrat e djersës si kafeina.
Ushqimet pikante kanë kapsaicinë i cili e bën trupin të mendojë se po pëson një traumë dhe rrjedhimisht djersitja shtohet.
Së dyti, kapsaicina shkakton ndjesinë e nxehtësisë brenda në trup, gjë që nxit djersitjen.
Deodoranti
Deodoranti ka aftësinë të maskojë erën e keqe të djersës ndaj ai nuk është një zgjidhje.
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e anti-djersës, që është ndryshe nga deodoranti dhe frenon djersitjen.
Këto anti-djersa përmbajnë disa kripëra të cilat bllokojnë gjendrat e djersës dhe pakësojnë sasinë e saj.
Anti djersa duhet përdorur një herë në mëngjes dhe njëherë në mbrëmje.
Ndryshim Në Garderobë
Nëse do të kaloni më shumë kohë në ambiente të jashtme, atëherë sigurohuni që të vishni rroba të përshtatshme.
Copat më të mira janë pambuku dhe linoja që përthithin djersën.
Nëse ju djersijnë këmbët, atëherë vishni çorape.
Nëse nuk vishni çorape, këpucët tuaja do të kthehen në një terren perfekt për bakteret dhe mykun.
Çorapet përthithin djersën ndaj zgjidhini të jenë material pambuku që të ndiheni më rehat dhe të keni këmbë sa më të thata.
Nëse këmbët ju djersijnë shumë, atëherë sigurohuni që të ndërroni çorapet shpesh.
Në të njëjtën frekuencë duhet të ndërroni edhe të brendshmet dhe rrobat e tjera./AgroWeb.org